zoom

Aktualitet

Ky është momenti i arrestimit të Ibrahim Licit në Turqi, refuzon ekstradimin në Shqipëri

Ky është një nga momentet e arrestimit të të shumëkërkuarit Ibrahim Lici në Turqi nga agjentët e Interpolit.

Fotoja është shkrepur pikërisht në momentin e arrestimit të tij, më 13 shkurt në Turqi.

Lici ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasjen e Endrit Mustafës, për hakmarrje dhe larje hesapesh mes dy organizatave kriminale që veprojnë në Shkodër, pra kundër asaj Bajraj-Bilali.

Në momentin e arrestimit Lici ishte në banesën e një miku të tij në Stamboll, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur një armë, 50 fishekë, dokumente të falsifikuara në emër të një shtetasi belg.

Janë ngritur akuza nga pala turke për këto vepra penale. Lici nuk i ka pranuar akuzat, duke thënë se u vetëdorëzua se i rrezikohej jeta. Avokati i tij kundërshton ekstradimin në Shqipëri dhe kërkon siguri. /ZOOM.AL/