Aplikacion
“Eposi, këngët me lahutë janë pjesë të muzikës që në një mënyrë janë ndikuar nga muzika kishtare ose ndoshta- dhe kjo vlen të studiohet- mund të ketë ndodhur dhe e kundërta. Ka një paralelizëm mes koraleve gregoriane dhe këngës shqiptare me lahutë. Pse nuk e lidh me Bizantin? Sepse natura e formimit të modeve në Perëndim bazohet në kordat e recitimit”, tha ai.
Radoja mori në shqyrtim lidhjen e Eposit me shoqëritë baritore dhe izolimin ndërsa bëri dallimin mes eposit shqiptar dhe atij sllav.
“Ka paralelizëm me eposin boshnjak sa i përket anës poetike por guri ndarës i eposit tonë me traditën e sllavëve të jugut është te muzika dhe vargu i kënduar”, vërejti Radoja.
Muzikologu, tha se s’mund të ketë epos në qytet, ndërsa malësorët dhe mbyllja territoriale e bën ruajtjen e traditës baritore dhe nga e cila e kanë të vështirë të ndarjen dhe a duhet të ndahen. /ZOOM.AL/
Rrëmbehet në Brazil modelja e “Victoria’s Secret”, banda kriminale kërkoi 31 mijë euro për lirimin