zoom

Lajme

GJKKO shtyn seancën për ish-kryeministrin Berisha, avokati: Rama është gjyqtari i vërtetë!

Drejtësia nuk i njeh më asnjë të drejtë dhe kërkesë ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i rrëzuar çdo pretendim.

Është shtyrë seanca në lidhje me kërkesën e ish-kryeministrit Berisha, në lidhje me ndryshimin e masës së sigurisë.

Gjykata konstatoi që në fletë-thirrje nuk është vendosur që Berisha të përfaqësohet në mungesë nga avokatët.

Teksa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i avokatit të tij Genc Gjokutaj, i cili u shpreh për mediat se gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje është kryeministri Edi Rama.

Gjokutaj tha:

“Pyesni Ramën në lidhje me këtë gjyq. Si do shkojë? Nga ai mund të merrni një përgjigje më të saktë, sepse ai është gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje!”.

Prej muajsh kryeministri kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, teksa ndodhet në “arrest shtëpie” dhe nën akuzë, të cilën e cilëson politike. Gjithashtu Berisha kërkon edhe lejen për t1% marrë pjesë në seancat parlamentare. /ZOOM.AL/