zoom

Aktualitet

Kapet në arrati i dënuari me rreth 5 vite burgim për trafik klandestinësh (EMRI)

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim, përfundoi në prangat e policisë së Korçës ditën e sotme, teksa rezultonte edhe i dënuar nga drejtësia.

I ndaluari është Majerdi Meko, banues në fshatin Petrushë, Pogradec. Burime zyrtare thanë se ai është dënuar  për veprën penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë ekzekutuan vendimin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim Majerdi Meko, 37 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec, të cilin Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim” thuhet në njoftimin e policisë.

Pas ndalimit, i riu u kalua në paraburgim për vuajtjen e dënimit, kurse dosja i kaloi prokurorisë vendore. /ZOM.AL/