Aplikacion
Grupi i ekspertëve që kanë mbërritur në Lushnjë, për të përcaktuar shkakun e shpërthimit në kapanonin ku mbetën të vrarë babai me të birin, kanë ngritur dyshime se shpërthimi ka ndodhur gjatë saldimit në kapanon.
Hetimet po i ndjekin ekspertët Antieksploziv, ISHTMI, Prokuroria dhe Zjarrfikësit, specialistët piroteknikë.
Shpërthimi ka qenë aq i fortë saqë ka shkatërruar jo vetëm kapanonin, por edhe vetë vinçin. Shkak i ndezjes ishin bombolat e oksigjenit që ndodheshin në ambientet e punës. Por shkëndija po hetohet nëse erdhi nga saldimi apo tensioni i lartë.
Ndërkohë, si pistë e dytë është edhe ajo e kontaktit të vinçit me telat e rrjetit elektrik.
Në hetime përfshihet edhe leja e ndërtimit, e cila është marrë më 19 shtator të vitit të shkuar dhe po verifikohet nëse janë zbatuar kriteret. /ZOOM.AL/