Aplikacion
Ai ka shtuar se ende nuk janë kontaktuar nga Bashkia, në lidhje me dëmshpërblimin nga dëmet që i janë shkaktuar nga shpërthimi.
“Menduam mos ishte bombol gazi në shtëpi. Ishte një shpërthim shumë i fuqishëm nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte. Dëgjuam vetëm zhurmë dhe xhama që binin gjithandej. Më vjen keq për ata që humbën jetën. Për dëmet pastaj…
Nuk kemi pasur kontakt nga bashkia, presim të vijnë por nuk dimë nëse është ngritur një grup pune”, tha ai.
Ngjarja me pasojë vdekjen e dy personave, babë e bir dhe plagosjen e 7 të tjerëve, përfshi edhe deputetin e Partisë Socialiste, Bujar Çela ndodhi gjatë punës për ndërtimin e një kapanoni, ku 55-vjeçari Landi Hoxha duke drejtuar një vinç aksidentalisht preku linjën e tensionit të lartë.
Si pasojë e shpërthimit humbi jetën drejtuesi i vinçit, 55-vjeçari Landi Hoxha dhe djali i tij 24-vjeçar Elidon Hoxha, i cili ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.
Paraprakisht dyshohet se vinçi ka qenë duke ngritur bombola me oksigjen, të cilat do të përdoreshin për saldimin e pjesëve metalike të kapanonit dhe nga kontakti me linjën e tensionit të lartë u shkaktua shpërthimi i fuqishëm. /ZOOM.AL/