zoom

Aktualitet

U plagos nga shpërthimi në Lushnjë, si është gjendja e deputetit Çela

Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, i cili është pronar i biznesit ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë, është jashtë rrezikut për jetën, por mbetet në gjendje të rëndë.

Mësohet se Çela është transportuar në spital dhe ndodhet në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

10 të plagosurit e tjerë janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje shkoi edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.