zoom

Art & Kulturë

Edhe këngëtarja Jonida Maliqi do jetë pjesë e “Ferma VIP”

“Ferma VIP” do të nisë së shpejti në “Vizion Plus” dhe pak nga pak po zbulohen edhe personazhet e njohur që do të bëhen pjesë.

Deri më tani, janë konfirmuar zyrtarisht si banorë Çiljeta Xhilaga dhe Sinan Hoxha, ndërsa si prezantues, Adrola Dushi dhe Bes Kallaku.

Burime bëjnë të ditur se një personazh tjetër shumë i famshëm që do të bëhet pjesë e fermës është Jonida Maliqi.

Deri më tani, Jonida nuk ka zbuluar asgjë në profilin e saj në Instagram, duke e mbajtur sekret pjesëmarrjen në reality show.

Se si do të përshtatet Jonida me jetën e fshatit, mbetet për t’u parë. /ZOOM.AL/