zoom

Aktualitet

EMRAT/ Kush janë 5 trafikantët që dekonspiruan 5 policët e kapur për trafik droge në operacionin DIA-SPAK

Operacioni me 38 të arrestuar që coi në pranga edhe 5 efektivë të policisë, mes të cilëve një shoqërues i ish –ministrit Saimir Tahiri (një shoqërues tjetër është në kërkim), nisi nga dëshmitë e disa trafikantëve të arrestuar 3 vjet më parë.

Më 14 mars të vitit 2018, 43 persona, 20 shqiptarë e të tjerët italianë, përfunduan në pranga në një operacion tjetër të koduar me emrin “Shefi”.

Mes të arrestuarve, disa pranuan të kthehen në bashkëpunëtorë të drejtësisë.

Dëshmitë e para janë ato të dy skafistëve, Ferhat Ajdini dhe Fiqiret Seferi.

Zoom.al mëson se më pas, listës iu shtuan edhe Mariglen Shusha dhe Donial Drolli dhe Elton Hamza.

Ata kanë treguar edhe personin që drejtonte grupin e trafikut të drogës, që e kishte qendrën në Vlorë.

Por dëshmitë e disa prej tyre janë kundështuar nga të implikuarit.

Agustin Deda, shoqërues i ish –ministrit Tahiri, deklaroi për mediat se ai as nuk i njihte personat me të cilët akuzohej se kishte bashkëpunuar në trafik droge.

“- Po me shtetasit Ferhat Ajdini dhe Seferi a keni pasur njohje dhe kontakte, pasi ato janë dy skafistët që kanë dëshmuar kundër jush?

  • Nuk i njoh dhe as nuk e kam idenë kush janë ata. Ju takon atyre të sqarojnë pozicionin tim dhe të vërtetën. Nuk kam bërë asgjë dhe nuk jam përfshirë në aktivitet kriminal. U tërhoqa nga puna, për shkak të sulmeve që nisën ndaj meje. Unë jam demoralizuar edhe kur u akuzua Tahiri, u shkatërrova. Jam duke punuar në ndërtim jashtë vendit për të siguruar të ardhura për familjen time, pasi jam baba i një djali”, u shpreh ai.

Shfaqja e ish –truprojës së Tahirit në media nxorri në pah edhe një gafë të SPAK, që e deklaronte atë të arrestuar, pasi ai deklaroi se gjendej jashtë Shqipërisë dhe punonte në ndërtim.

Dëshmitë e bashkëpunëtorëve kanë vënë nën akuzë edhe prokurorin e Vlorës, Maksim Sota. Sipas tyre, ai kishte lidhje miqësore me kreun e grupit të trafikut.

Por sic rezultone dhe nga masa më e lehtë e sigurisë që iu dha prokurorit, ajo me arrest shtëpie, ata nuk kanë mundur të japin ndonjë provë se prokurori ka bashkëpunuar në aktivitete të paligjshme me të njohurin e tij.

“Në qoftë se ka një provë të vetme që kam ndihmuar këta persona, do pranoj të shkoj në burg me ta dhe jo në arrest shtëpie. Në qoftë se ka një çështje të vetme që unë kam patur lidhje me këta persona, do kërkoj të shkoj në burg me ata. Të gjithë të tjerat janë fjalë dhe trillime për të cilat më dhemb vetëm gjendja që më shkaktuan në familje”, deklaroi prokurori Sota në një intervistë televizive.

Zoom.al po publikon listën e 20 shqiptarëve të arrestuar në vitin 2018, mes të cilëve figurojnë edhe disa nga dëshmitarët.

1-Dritan Naci, 31 vjeç

2-Mariglen Shusha, 31

3-Marlian Aliaj, 22

4-Andi Peshku, 24

5-Vullnet Daci, 28

6-Gezim Bircaj, 53

7-Malton Lleshi, 34

8-Fiqiret Seferi, 53

9-Ernest Peza, 26

10-Leonidha Sejdiaj, 51

11-Elton Ismaili, 38

12-Ferhat Hajdini, 44

13-Vullnet Cila, 38

14-Shpetim Shehi, 38

15-Donial Drolli, 28

16-Ibrahim Xhihani, 25

17-Ergen Seferi, 27

18-Arian Kërtusha, 47

19-Senat Hallunaj, 22

20-Hamid Seferi, 24