zoom

Bota

Papa Françesku lë auditorin për shkak të gjendjes shëndetësore, dërgohet me urgjencë në spital

Patologjitë dhe mosha e thyer duket se po ia vështirësojnë ndjeshëm kryerjen e detyrave kreut të Vatikanit, udhëheqësit shpirtëror të besimtarëve katolikë, anembanë botës.

Papa Françesku u dërgua sot në spitalin Gemelli në Romë pas një auditori të përgjithshëm të mbajtur në Vatikan për një ekzaminim mjekësor sipas mediave në Itali.

Gjatë fjalës së tij para auditorit, Papa tha se ai nuk ishte shëruar plotësisht, pasi e zvogëloi orarin e tij gjatë ditëve të fundit për shkak të disa simptomave të ngjashme me gripin.

“Unë kam ende pak të ftohtë,” tha Papa para audiencës në sallën Paul VI të Vatikanit.

Në auditor ai shoqërohej nga një prej ndihmësve të tij, Filippo Ciampanelli, i cili lexoi katekzën e tij para audiencës. /ZOOM.AL/