Aplikacion
Rama tha:
“Jemi thellësisht të nderuar që Zlensky bëri udhëtimin në Tiranë mes punës dhe qëndresës ndaj luftës në Ukrainë. Kjo shtë një luftë që as Ukraina e as bashkëshia e Kombeve nuk e zgjodhën, një katastrofë e ngjizur nga një ëndërr e vjetër e një ëndrre perandorake.
Prania juaj këtu, kujtesë që ai nuk ia ka dalë, nuk ka shtypur vullnetin e popullit ukrainas të jenë të lirë. Putini donte të fshinte Ukrainën nga harta brenda disa ditësh, por sot ajo është më e pranishme se kurrë”.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se humbja e kësaj të fundit në luftën përballë Rusisë nuk duhet të lejohet të ndodhë nga Perëndimi.
Rama u shpreh se kjo do të vendoste në rrezik edhe vetë ekzistencën e Bashkimit Evropian dhe të do të ishte një rezultat i papërballueshëm.
“Sapo kemi kaluar përvjetorin e dytë të sulmit rus në Ukrainë. Duam të përtërijmë thirrjen tonë për Rusinë të ndalë këtë luftë dhe të angazhohemi për paqen. Një paqe që respekton Ukrainën dhe të drejtat e saj. Mblidhemi këtu për të konfirmuar se mbetemi të vendosur përkrahë Ukrainës përballë një kërcënimi real për rendin e Europës dhe atë global.
E them herë pas here, mikut tim të dashur, presidentit ukrainas, vetë nuk kemi kapacitetet për të ofruar mbështetjen financiare e ushtarake për Ukrainën, por I bashkohemi thirrjes për pjesëtarët më të mëdhenj të aleancës sonë se siguria jonë varet nga mbështetja e tyre, e cila nuk duhet të jetë peng i vonesave burokratike.
Në këtë rajon, pas më shumë se një çerek shekulli brenga të lëna nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe dikaturës së fundit të Europës ende duhen shëruar”, u shpreh ai. /ZOOM.AL/