Aplikacion
131 kg marijuanë dhe 3 kg kokainë i janë sekuestruar një shtetasi shqiptar në furgonin e tij me të cilin po udhëtonte nga Spanja.
Ka qenë qeni i doganës ai që ka ndihmuar në këtë sekuestrim. Sasia e drogës u gjetën në muret e furgonit të një 30-vjeçari shqiptar.
I riu shqiptar, i cili jeton në Strasburg, pretendoi se kishte një dërgesë për të bërë në Gjermani përpara se të bënte komente gjithnjë e më konfuze. Hetimi iu besua brigadës së narkotikëve të policisë gjyqësore të Montpeljesë.
I dyshuari u soll në prokurori për paraqitje të menjëhershme por gjykimi u shty për më 22 mars. /ZOOM.AL/