zoom

Aktualitet

Dëshmia e Amarildos në Gjykatë: Kur erdha nga puna, nëna më tha se kishin vrarë babanë

Zbardhet dëshmia e Amarildo Metës, djali i Pëllumb Metës, i cili ishte i pari nga fëmijët e viktimës që foli para togave të zeza dhe rrëfeu bashkëpunimin në fshehjen e ngjarjes së rëndë.

I riu tregoi në sallën e gjyqit se kishte shkuar në banesë më 10 shkurt në orën 18:30, ku kishte gjetur nënën e shqetësuar, e cila i kishte treguar për ngjarjen.

“Erdha në shtëpi në 18 e 30 minuta dhe gjeta mamanë të shqetësuar. Ajo më tha se kishin vrarë babain.

Sapo kisha ardhur nga puna. Më pas nisëm që të fshihnim gjurmët. I kërkova shokëve një makinë që të bënim lëvizjet tona”, tha Amarildo. /ZOOM.AL/