zoom

Aktualitet

Baba apo monstër? Rrëfim nga “shtëpia e horrorit”: U mbush kupa, na e solli në majë të hundës

Teksa opinioni publik u trondit dje nga një krim i rëndë, ku u raportua si fillim se vajza 19-vjeçare kishte vrarë babanë e saj dhe e kishte groposur në kasollen e shtëpisë, të ngjarja mori përmasa edhe më të rënda.

Policia zbulua se ishte pikërisht djali i madh i familjes, Hysen Meta ai që zbrazi armën ndaj babait dhe jo e motra, Hygerta.

25-vjeçari pas marrjes në pyetje në polici, ka rrëfyer dhe pranuar krimin.

“Po unë e qëllova. Debatuam keq. Ishin edhe anëtarët e tjerë të familjes në shtëpi. Ishte data 10 shkurt. Në mesditë ka ndodhur ngjarja. Nuk ishte hera e parë që debatonim. Aty u mbush kupa. Kur ikte ai në pune i thoshim njëri-tjetrit ‘na nxiu jetën, me këtë njeri nuk jetohet’.

Mesditën e 10 shkurtit, gjatë debatit mora pistoletën dhe e qëllova disa herë. Nuk me kujtohet sa here e shkrepa armën. Ishim në dhomë. Bashkë me motrën dhe vëllain e morëm trupin, e mbështollëm me plastmas mos të rridhte gjak.

Me pas hapëm gropën brenda kasolles me qëllim mos të na shikonte njeri. Gjatë mbrëmjes zhvendosëm trupin nga shtëpia deri të kasollja. E mbuluam aty. Më pas planifikuam se çfarë do të thoshim në polici. Pasi zhdukëm trupin, duhet të zhduknim makinën.

E morëm makinën dy ditë më pas dhe çuam diku afër Sektorit Rinia. Pastaj erdhëm ne polici. Më pas dihet, ndodhi ajo që e dini edhe ju. E zbuluat. Donte ta merrte përsipër motra pasi në një farë mënyrë ishte shkaku i sherrit.

Por e vërteta është kjo që them unë. Marr përsipër autorësinë, nuk jam penduar. Më vjen keq vetëm për motrën dhe vëllain se nuk kanë faj fare”, rrëfeu i riu për hetuesit. /ZOOM.AL/