zoom

Politikë

Vasili denoncon: Xhupzinjtë me kapuç dhe pa uniformë dhunuan si kafshë protestuesit më 20 shkurt

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka deklaruar se ministri i Brendshëm, Taulant Ball,a duhet të dalë e të dënojë dhunën ndaj protestuesve të 20 shkurtit.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili tha se duhen marrë masa ndaj efektivëve civilë të cilët arrestojnë protestuesit.

Postimi i plotë:

“Balla minister antiligj, nuk flet per xhupzinjte me kapuç, qe arrestojne protestuesit!

Taulant Balla nuk lodhet se shpikuri lloj lloj budalleqesh vetem e vetem qe te dale neper televizione e te flase per brockulla pa asnje vlere.

Publikisht kam kerkuar qe te dale e te denoje, ndeshkoje e marre masa ndaj individeve pa uniforma me xhupa te zinj e kapuc ne koke, qe dhunojne e godasin si kafshe dhe arrestojne protestuesit e opozites perpara kamerave te televizioneve te pa shqetesuar sepse ne krah kane horllekun politik te qeverise dhe Ministrit te Brendeshem, qe i mbron dhe i perdor.

Por Taulant Balla qe nuk behet dot kurre Minister i ligjit, hesht perpara shkeljes se hapur ligjshmerise sepse ai vete urdheron dhe perdor keta horra xhupzinj me kapuç ne koke ne menyre te paligjshme per qellimet e Edi Rames.

Po ky Balla qe e bente gojen çarape kur ishte ne opozite kundra policise tani e ka qepur gojen se ka rrembyer karrigen e ministrit te enderruar prej kohesh dhe i harroi çka thene si opozitar.Turp.

Po e pyes publikisht Ballen:

1.Cfare jane keta bandite xhupzinj te mbuluar me kapuçë dhe te paidentifikuar?

2.Perse nuk identifikohen keta horra nese veprojne ne emer te ligjit ?

3.Kush ju ka dhene te drejten te mbyllin gojen e qytetareve ne nje vend te lire dhe demokratik?

4.Perse Balla si Ministri i Brendshem dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise nuk distancohen dhe nuk i denoncojne nga keta horra?

5.Perse policia e shtetit me uniforme dhe e identifikuar eshte zevendesuar nga horrat xhupzinj me kapuç ne koke?

P.S. I jam drejtuar Prokurorit te Pergjithshem me leter zyrtare edhe kohe me pare per dhunen e civileve te paidentifikuar ne protestat e qytetareve kunder rritjes se cmimeve me fakte te njohura e te para boterisht nga mediat.

Por Prokuroria per turpin e saj e mbylli ceshtjen dhe zgjodhi te mbronte horrat dhe jo qytetaret e thjeshte qe protestonin per hallet e mbijeteses se tyre. Ky eshte shteti i kapur dhe kalbesire i Rames dhe Balles, te cilet shume shpejt do te pergjigjen deti ne nje per shkeljen e ligjit.Ne mbajme shenim cdo gje….!”. /ZOOM.AL/