zoom

Aktualitet

Kamerat filmuan autorin që zbriti nga motori dhe dogji “Audi”-n. Pronari dëshmon disa konflikte

Zbardhen të tjera detaje rreth ngjarjes në Shkodër, ku një makine i është vënë zjarri dhe ka shpërthyer në flakë.

Nga kamerat e sigurisë u vu re një person që ka ardhur në vendin e ngjarjes me motor dhe ka hedhur një shishe me benzinë “Molotov”, teksa më tej ka ndodhur shpërthimi.

Po ashtu mësohet se Bledar Freskina, pronar i “Audi”-it, rezulton të ketë në pronësi dhe një lokal në Shkodër.

Pronari i automjetit ka deklaruar për policinë se nuk e ka idenë se kush janë autorët e vendosjes se molotovit, ndërsa është shprehur se ka patur disa debate të vogla me disa persona të ndryshëm, por nuk ka dhënë emra konkret duke thënë se nuk ka dyshime.

“Nga këqyrja e kamerave dhe veprimet e tjera hetimore në vendngjarje, rezultoi se në automjet nuk është hedhur lënde plasëse, por është hedhur lëndë djegëse.

Vijojnë hetimet për të identifikuar autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit”, njoftoi policia vendore. /ZOOM.AL/