zoom

Të gjitha

Çfarë ndodhi? Kiara nuk e ndjek më Luizin në Instagram

Kiara dhe Luizi janë një ndër çiftet më të dashur për publikun dhe lajmet në jetën e tyre private shkaktojnë gjithmonë kuriozitet.

Nga postimet që bëjnë çifti duket i lumtur dhe i paduruar për të takuar beben e tyre, ndërsa nuk kursejnë mesazhet e dashurisë për njëri-tjetrin në rrjet.

Por mesa duket, mes tyre, njësoj si mes çdo çifti tjetër, ka zënka dhe momente jo shumë të bukura. Këtë e tregon veprimi i fundit i Kiarës, e cila ka hequr nga Instagram-i bashkëshortin, Luiz Ejllin dhe ka fshirë/arkivuar fotot me të.

Ndërkohë, këngëtari nuk e ka bërë diçka të tillë dhe vijon ta ndjekë Kiarën në Instagram.

Kiara dhe Luizi nisën romancën e tyre kur ishin brenda shtëpisë së Big Brother dhe celebruan dashurinë e tyre në natën finale të programit. Më pas ata njoftuan se presin të bëhen prindër të një vajze.

Postime të lidhura