zoom

Aktualitet

Shfrytëzonin 10-vjeçarin në TikTok për përfitime, Gjykata lë në burg babanë dhe gjyshen moderne

Gjykata miratoi sot kërkesën e Prokurorisë dhe la në burg të ndaluarit nënë e bir, Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku.

Ata akuzohen për keqtrajtim të një 10-vjeçari, nipi i Natashës dhe djali i Armandos, teksa kërkoheshin nga Policia e Kuçovës dhe u kapën në Sarandë ditën e djeshme.

Ata janë denoncuar nga nëna e të miturit, pasi e ekspozonin atë në rrjetin social, “TikTok”, duke folur me një fjalor banal, me qëllim për të përfituar ekonomikisht me klikimet në rrjetin social.

Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë video të të miturit, ku dëgjohet të flasë me një fjalor banal, i shtyrë nga babai dhe gjyshja e tij.

Familja kishte konflikte prej kohësh, me akuza mes nuses dhe vjehrrës, teksa së fundmi u mbyllën me denoncimin për keqtrajtimin e fëmijës. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura