Aplikacion
Sipas policisë greke, Xhini kërkohej në Shqipëri për veprën penale të “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për ngjarje të ndodhura në periudhën 1 prill 2019-23 prill 2020.
Në 1 prill 2019, ai u shpall në kërkim nga policia e Sarandës pas sekuestrimit të një çante me 22 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, në vendin e quajtur “Likojani” në Konispol. Gjatë atij operacioni u arrestuan dy transportues nga Berzhita e Tiranës dhe Polisi i Librazhdit, ndërsa u shpall në kërkim Xhini dhe shtetasi D. A.
Xhini rezulton të jetë arrestuar edhe në vitin 2018 nga policia e Sarandës ne kuadër të operacionit “Transferimi” ku ranë në pranga 4 persona pas gjetjes së 7 dozave kokainë dhe dyshimeve se ky grup kishte lidhje me një sasi prej 18 kg marijuanë të gjetur në Ksamil, por ishte liruar më pas nga Gjykata e Sarandës.
Xhini ka qenë më parë i dënuar nga Gjykata e Sarandës në vitet 2013 dhe 2014 me 13 muaj burg për “kundërshtim i punonjësit të policisë”, “plagosje e lehtë me dashje”, “shkatërrim prone”, “drejtim mjeti pa patentë”, ndërkohë që gjatë arrestimit në 2015 si i kërkuar për këtë dënim, i’u gjet edhe një dorezë metalike.
Edhe në vitin 2012 ai rezulton i arrestuar, pasi ishte në kërkim, sërish për një plagosje të kryer në Ksamil. Policia greke ka nisur procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri. /ZOOM.AL/