Aplikacion
Në video shfaqet zyrtarja e lartë socialiste, në versionin ndryshe, atë “human”. Pamjet tregojnë përgatitjet e saj për një konferencë, ku nuk mungojnë edhe gafat gjatë “stërvitjes” apo dhe humori, deri te mimikat gazmore (gjuha jashtë).
Një faqe e re që për momentin ka pak ndjekës, mbi 100 të tillë dhe rreth 300 like, por ajo që bie në sy është fakti i dyzimit apo sjelljes me dy standarde të qeverisë karshi çështjeve kibernetike apo sigurisë, por edhe atyre sociale.
Prej kohësh, Shqipëria po vuan sulme të forta kibernetike, ku hakerat sulmojnë gjithçka dhe vjedhin materiale me interes të lartë shtetëror, duke kërcënuar publikimin.
Vetë kryeministri Rama ka kërkuar masa shtrënguese dhe kufizime të rrepta sigurie, si të institucioneve, ashtu edhe faqeve zyrtare apo dhe atyre personale të funksionarëve, në këtë rast kabinetit qeveritar, me argumentin se kjo mbron edhe sigurinë e të dhënave apo materialeve.
Madje në propozim pati iniciativë nga ministri Taulant Balla që këto profile dhe deri tek faqet web të institucioneve në rrjete sociale, si Parlamentit, të hiqeshin fare apo të fshiheshin.
Por duket se fill pas kësaj, është zv/kryeministrja Balluku që shkon kundër rrymës.
Teksa kryeministri trumbeton kujdes dhe kufizime në sjellje e publikime videosh apo postimesh nga kabineti, është vartësja e tij direkte dhe zëvendësja Balluku që ka hapur profilin në TikTok për të shfaqur një anë të saj ndryshe nga ajo e errët e mandatit dhe postit, ku ka qenë në qendër të akuzave për koncesione dhe tenderë të ndryshëm, si në energji, ashtu edhe në infrastrukturë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, kjo llogari po promovohet në valën e indinjatës dhe reagimeve pas vetëvrasjes së një nëne të re 27-vjeçare në Kamëz, që i publikuan një foto intime për shantazh në TikTok. Madje e gjithë politika reagoi dhe e dënoi, duke ngritur zërin për mbrojtjen e grave, teksa është po një grua si zv/kryeministrja që hap TikTok.
A i mbulojnë videot “humane” në TikTok dosjet që kanë vërshuar në SPAK me abuzime institucionesh të rënda, përfshirë edhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës?! /ZOOM.AL/
@belindaballuku
DETAJE TË REJA nga ngjarja në Astir/ Identifikohet i dashuri i vajzës, u kap nga kamerat