Aplikacion
“Një vizitë e shkurtër, por që do ngrejë në majë krenarinë e gabuar të Edi Ramës. Ai kujton se është një Erdogan i vogël. E adhuron Erdogan dhe duket që dëshiron t’i ngjajë. Ka pak, por gjithsesi njerëz seriozë në Athinë që lidhin aktet e tij antigreke me Turqinë pushtuese Diçka më tepër do dinë. shkruan Ignatiu duke vijuar.
“Vizita e Blinken në Tiranë është një mundësi e mirë për të ngritur çështjen e arrestimit të padrejtë të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. A do ta ngrejë këtë çështje ministri amerikan? Pyeta majtas e djathtas dhe përgjigja që mora është se e shohin si “bah, të pamundur” ushtron kritikë në diplomacinë greke.
“Kjo nuk është gjë e mirë. Sepse nëse nuk ka presion amerikan, të cilit shqiptarët i dorëzohen gjithmonë, Rama do të vazhdojë të mbajë peng, përmes sistemit të korruptuar të drejtësisë shqiptare, Fredi Belerin.
Kryeministri shqiptar nuk ka frikë nga Bashkimi Evropian sepse është një organizatë që nuk ka fuqi të imponojë qëndrimet e saj ndaj askujt. Por para amerikanëve dridhen. Në fund të fundit, i kanë patjetër në dorë përmes korrupsionit.
Ambasadorja e mëparshme në Tiranë, Yuri Kim, e cila tani është zëvendësministre e Jashtme e SHBA, luftoi korrupsionin në Shqipëri dhe ka me vete gjithë materialin e gjetur” referohet Michalis Ignatiu duke analizuar më tej vizitën Blinken me të rinjtë shqiptarë në Piramidën, takimet e shumta si dhe rëndësinë në forcimin e marrëdhënieve dhe mbështetjes ndaj Shqipërisë, si dhe falënderimet për kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për mbështetjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga [2022 deri në 2023].
Në fund, Ignatiu shpreh keqardhjen për SHBA duke shkruar se ” “superfuqia Amerikane nëpërmjet Sekretarit të Shtetit viziton në kryeqytetin shqiptar për të falënderuar Ramën për gjoja pro-amerikanizmin e tij. Sa keq! Aleatët tanë amerikanët po e humbin plotësisht seriozitetin e tyre”. /ZOOM.AL/
Mosbindja civile/ Procedohen deputetët e opozitës: Goditje për shkak të detyrës dhe … (Emrat)