zoom

Aktualitet

Braktisi foshnjën në lumin Kir, dënohet me 22 vite burg nëna që shkaktoi tragjedinë

Merr fund një nga proceset me ngjarjen që tronditi jo pak opinionin mbarëshqiptar dy vite më parë.

Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 22 vite burg Orjana Gremin, vajzën e cila në janar të vitit të kaluar hodhi në lumin Kir foshnjën e saj të porsalindur.

Në seancën gjyqësore të mbajtur një ditë më parë në Gjykatën e Shkodrës, Gremi, 32 vjeçe, kërkoi një masë më të butë, ndërkohë ndaj saj rëndon akuza “vrasjes së të miturit”, pasi fëmija nuk arriti të mbijetonte.

Oriana Gremi, banuese në fshatin Myselim e lindi foshnjën më 30 dhjetor të vitit 2022. Ajo jetonte te dajat në Postribë të Shkodrës.

Një lidhje e shkuar keq solli rezultatin tragjik, teksa e reja dëshmoi se nuk e mbante dot fëmijën në ato kushte dhe e tronditur kreu atë akt fatal. /ZOOM.AL/