zoom

Aktualitet

Akuzohej për pallatin 7-katësh pa leje në Sarandë, Gjykata liron biznesmenin

Gjykata liron biznesmenin e dyshuar Pando Papuçi.

68-vjeçari u vetëdorëzua tre3 ditë më parë në Komisariatin e Sarandës, pasi kërkohej prej 2 vitesh për veprën penale “ndërtim i paligjshëm” lidhur me një pallat 7 katësh.

Sipas Prokurorisë ishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme në keqinterpretim të vendimeve gjyqësore.

Ndaj biznesmenit 68-vjeçar, Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Për Pando Papuçi dhe 3 ish-zyrtarë të Bashkisë është çuar ndërkohë për gjykim dosja për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “ndërtim i paligjshëm”. /ZOOM.AL/

 

 

 

 

 

 

 

Postime të lidhura