zoom

Aktualitet

Mashtroi të riun se do e bënte aksioner në Turqi dhe i zhvati 215 mijë euro, arrestohet 38-vjeçari

Përvetësoi 215 000 euro, nëpërmjet mashtrimit, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Finalizohet nga Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale operacioni policor i koduar “Transporter”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale edhe 108 600 euro.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në baahkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Transporter’.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasit Lorin Xhelilaj, 38 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas dosjes hetimore rezulton se i dyshuari ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën 215 000 euro, nga një 26-vjeçar,me pretekstin se do t’i siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi. /ZOOM.AL/