zoom

Aktualitet

EMRI/ Kush është personi që u plagos në Shkodër gjatë të shtënave me armë

Policia e Shkodrës dha njoftim zyrtar për ngjarjen e ndodhur në lagjen “10 korriku”, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, plumbat u qëlluan drejt një makine të parkuar.

Mjeti është në pronësi të shtetasit Selami Brahimi, që u plagos gjatë të shtënave.

Ai është në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat në vendngjarje dhe po vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.