zoom

Aktualitet

ALARMI/ Fruthi vjen në Shqipëri, fëmija i parë i prekur në Shkodër. Çfarë thonë autoritetet

Një fëmijë 4 vjeç është konfirmuar i infektuar me virusin e fruthit në Shkodër.

Katër vjeçari ka shfaqur simptomat dhe pas kontrollit mjekësor ka rezultuar si i infektuar me fruth.

Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, ndërsa ndodhet në shtëpinë e tij i izoluar.

4-vjeçari mësohet se është i vaksinuar me njërën prej vaksinave. Ndërkohë gjendja e 4 vjeçari po ndiqet nga mjekët. /ZOOM.AL/