zoom

Politikë

Nisin tensionet në Parlament, deputetët e opozitës tentojnë të hyjnë brenda me forcë

Në minutat e para të protestës së opozitës u regjistrua përplasje mes tyre dhe punonjësve të Gardës së Republikës.

Disa deputetë, nga 19 që janë përjashtuar në total prej kaosit që kanë krijuar në seancat e mëparshme, po tentojnë të hyjnë me forcë brenda në Parlament për të qenë pjesë e seancës plenare, por Garda i ndalon.

Ata shtyjnë me forcë punonjësit e Gardës, ndërsa akuzojnë se në kushte të tilla funksionojnë vetëm regjimet.

Deputeti Asllan Dogjani bën thirrje që populli të hyjë brenda. “Këtu është diktaturë. Edhe Enver Hoxha nuk i ndalonte deputetët të hyjnë brenda”, tha ai.

“Komandanti iu mori nja 100 milionë euro dhe iku”, tha deputeti Ervin Salianji, drejtuar punonjësve të Gardës.