Aplikacion
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë njoftuan sot se arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një shtetase 19 vjeçe, se 38-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht dhe ka tentuar ta marrë me forcë, në automjetin e tij.
I riu e ka mohuar akuzën, duke pretenduar se vajza erdhi me dëshirë dhe se njiheshin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/