zoom

Politikë

Noka: Të hënën nuk protestojmë për Berishën, por për Shqipërinë

Të hënën, sipas deputetit Flamur Noka, opozita do të protestojë për Shqipërinë dhe jo për Sali Berishën.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Noka ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen para parlamentit në fillim të javës për të kundërshtuar burgosjen e padrejtë të njerëzve, për të denoncuar aferën e inceneratorëve dhe për të kërkuar dënimin e atyre që shpërdorojnë paratë e qytetarëve.

Pjesë nga fjala e Flamur Nokës:

Të hënën ne dalim në protestë te Parlamenti që Rama ka bllokuar, sepse ai është kuvendi i përfaqësuesve të popullit opozitar, të popullit shqiptar, jo të Lindës së radhës.

Sonte, të hënën dhe cdo ditë, ne dalim te Rruga e Shpresës për t’i thënë JO burgosjeve politike, pavarësisht nëse ato janë për Sali Berishën, Fredi Belerin apo Arben Ahmetajn. Ne dalim kundër porosive dhe pritave që zbaton SPAK-u për hatër të Edi Ramës.

Të hënën ne mblidhemi për t’i thënë shqiptarëve dhe botës se, pse Amerika e dënon McGonigalin për tradhti dhe korrupsion, por SPAK, kantautorin, bashkëautorin dhe bashkëfajtorin e agjentit të FBI, e lejon të dalë e të shesë dokrra, si luftëtar i anti-korrupsionit?!

Të hënën ne dalim për t’u thënë, për të njëmijtën herë, shqiptarëve dhe botës se, Edi Rama dhe Erion Veliaj janë pronarë faktikë të inceneratorëve dhe, se duhen hetuar si të tillë.

Ne dalim për të mos lejuar që pushteti i Ramës të nxjerrë jashtë ligjit forcën e parë të pluralizmit, Partinë Demokratike. Për të mos lejuar që Rama i etërve të burgosë dhe dënojë, me këlyshët e rilindur të Sigurimit, liderin historic, jo vetëm të forcës sonë, por të pluralizmit shqiptar”, tha rq