zoom

Politikë

Shkurti muaj i “nxehtë” politik, Opozita nis të hënën protestat para Kuvendit

Të hënën opozita do të zhvillojë një protestë, ashtu edhe sië ishte paralajmëruar në aksionin opozitar.

Mësohet se protesta do të mbahet në orën 16:30 para Kuvendit.

Përjashtimi i deputetëve të opozitës, mosngritja e komisioneve hetimore parlamentare, mosndryshimi i përbërjes së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, janë disa prej arsyeje që opozita do të protestojë.

pak ditë më parë edhe Kryesia e Rithemelimit mbajti një takim ku ndau detyrat, caktoi koordinatorët për organizimin e aksionit opozitar dhe shpërndarjen në rrethe, me qëllim nisjen e protestave qytetare. /ZOOM.AL/