zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Korçë – Nëna dhe vajza gjendet të vdekura në banesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, në lagjen 17.

Nënë e bijë janë gjetur pa jetë brenda banesës.

Mësohet paraprakisht se dera e banesës ka qenë e mbyllur, ndërsa ka qenë zjarrfikësja që ka hapur derën duke i gjetur të vdekura të dyja në banesë.

Mësohet se nëna ka qenë e sëmurë dhe dyshohet se vajza ka humbur jetën para saj e më pas ka ndërruar jetë edhe nëna.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por nuk ka dyshime për ngjarje kriminale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune apo shenja të tjera.

Pritet të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Postime të lidhura