zoom

Aktualitet

Tentoi të përdhunonte një grua në Vlorë, nën akuzë 50-vjeçari

Policia e Vlorës ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj një 50-vjeçari, i cili dyshohet se tentoi të përdhunonte një të re 33-vjeçare, pasi edhe e përndiqte.

Uniformat blu bëjnë me dije se është proceduar shtetasi me iniciale I.A., banues në Vlorë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 33 vjeçe, se 50-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, thuhet në njoftimin zyrtar.

I dyshuari e ka mohuar akuzën, kurse materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/

 

Postime të lidhura