zoom

Aktualitet

Zhduket mistershëm 16-vjeçari në Kamëz, nëna kërkon ndihmën e Policisë

Lajmet për humbjen e personave, kryesisht të moshave të reja, janë kthyer si një kronikë e zakonshme në Shqipëri.

Një 16- vjeçar është raportuar i zhdukur në Kamëz, në rrethana dhe motive largimi të mistershme.

Ka qenë nëna e tij që ka bërë denoncimin në polici, duke bërë me dije se i biri është larguar nga banesa.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur shtetasja 37 vjeçe, banuese në “Fruti-Kulturë Kamëz”, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, djali i saj 16 vjeç. Punohet për gjetjen e tij“, njofton polici.

Nuk jepen detaje të arsyeve, nëse adoleshenti është larguar pas ndonjë sherri në familje, apo ka rënë në dorën e ndonjë grupi për qëllime kriminale.

Një tjetër pistë mbetet largimi me dëshirë dhe po verifikohen kontaktet telefonike, shoqërore dhe rrjetet sociale. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura