Aplikacion
“Ai është njeriu i cili nga fillimi i tij e deri tani në fund si kryetar i Kuvendit ka bërë shumë veprime kundër kushtetuese dhe kundër ligjore, pavarësisht se të gjitha iniciativat e ngritura u rrëzuan nëpër gjykatat dhe prokuroritë e kurdisura. Por një ditë kur ato institucione do të lirohen nga prangat politike, do të jemi dëshmitarë të asaj që është bërë gjatë kësaj periudhe mbi gjashtë vjeçare duke filluar nga zgjedhja e tij në vitin 2017 e deri më sot. Pres vazhdimin e politikave të këqija nën udhëheqjen e Qeverisë nga Xhaferi. Edhe pse kemi thënë se më keq se kjo që ka ndodhur deri tani, nuk ka, por tani e tutje pres edhe më keq”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Mickoski vlerëson se “Fronti Evropian” i paralajmëruar në fakt është koalicion kriminel mes BDI-së dhe LSDM-së dhe i inkurajon që sa më shpejtë ta zyrtarizojnë një bashkëpunim të tillë pas që sipas tij, pas 8 majit përgjegjësia penale ndaj tyre do të jetë e përbashkët.
Ndërkohë kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami vlerëson se BDI-ja me propozimin e Talat Xhaferit për kryeministër teknik ka bërë zgjedhjen më të keqe të mundshme. Sipas tij, Xhaferi është njeriu që më së shumti ka punuar kundër interesave të shqiptarëve dhe pozitën e kreut të Kuvendit e ka keqpërdorur për interesa partiake.
“Është zgjidhja më e keqe që ka mund të ofron BDI-ja edhe pse jo që kishte zgjidhje tjera të mira ky subjekt. Pas 20 viteve në Qeveri, BDI-së në pozita të larta i kanë mbetur njerëzit më të korruptuar dhe njerëzit që më së shumti i kanë bërë dëm çështjes shqiptare. Vlerësoj se nga gjitha zgjidhjet, Talat Xhaferi është zgjidhja më e keqe për kryeministër teknik sepse e kemi parë që në krye të Kuvendit ka udhëhequr vetëm politika të partisë së tij dhe jo në interes të qytetarëve. Ai është udhëhequr nga egoja e tij dhe jo nga interesi i qytetarëve”, u shpreh Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.
Partia e Mickoskit brenda kabinetit të Qeverisë teknike ka propozuar: Pançe Toshkovskin për ministër të Brendshëm Teknik dhe Gjoko Vellkovskin për ministër Teknik në Punë dhe Politikë Sociale. Opozita maqedonase gjithashtu ka propozuar edhe tre zëvendësministra plotësues edhe atë: Stefan Andonovski si zëvendës plotësues në Administratë dhe Shoqëri Informatike, Cvetan Tripunovski në Bujqësi dhe Elena Petrova si zëvendësministre plotësuese në Financa./Alsat.mk
None found
Haaland: Akuzat ndaj City nuk kishin asnjë ndikim në nënshkrimin e marrëveshjes së re