Aplikacion
Në konferencën për shtyp trajneri i Realit, Karlo Ançeloti, përveç kundërshtarit të radhës, preku edhe rivalin më të madh, Barcelonën. Më saktësisht, Ançelotti i është përgjigjur thirrjes që trajneri i Barçës, Kasbi Hernandez, i drejtoi Realit.
Kritikat nga Barcelona erdhën pasi klubi madrilen përmbysi një disavantazh prej dy golash kundër Almerias të dielën e kaluar, takim të cilin në fund e fitua në shifrat 3-2 në Bernabeu.
Pas ndeshjes u përfol shumë për arbitrimin dhe të njëjtën e komentoi edhe trajneri i Barcelonës. “Të gjithë e patë se çfarë ndodhi, do të jetë e vështirë të fitosh këtë ligë”, tha Ksavi në atë kohë.
“Javën e fundit është thënë shumë. Unë mendoj njësoj si më parë, se nuk më pëlqen të futem në gjëra të tilla. Nuk duhet ta largojmë vëmendjen nga çështja kryesore.
Të gjithë e dinë se çfarë ka ndodhur në 23 vitet e fundit në futbollin spanjoll. Liga nuk është e manipuluar, futbolli spanjoll kishte probleme. Tani prokuroria kundër korrupsionit dhe policia po hetojnë dhe nuk ka zgjidhje tjetër veçse të presim”, tha Ançeloti. /ZOOM.AL/