Aplikacion
Gjatë fjalimit para demokratëve nga dritarja e shtëpisë së tij, Berisha solli në vëmendje se barrikadat me karrige e tymueset bënë që kërkesat e opozitës dhe të drejtat e saj kushtetuese të dëgjohen nga të gjithë, e veçanërisht nga faktori ndërkombëtar.
“Ku jemi sot? Sot në këtë betejë opozita është krejt tjetër. Sot mbarë bota mësoi se Edi Rama i zhytur në afera të tmerrshme korruptive është i gatshëm të asgjësojë parlamentin për të mos u hetuar. Gjithë bota mësoi se Edi Rama i tmerruar nga vendosmëria e opozitës për të rikthyer zgjedhjet e lira, mësoi se ka nisur reformën me pengBashën, me turpin e politikës shqiptare në 32 vite”, tha Sali Berisha.
Berisha theksoi se edhe organizmat ndërkombetarë kanë bërë apel për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.
“Dy ditë më parë institucioni më i specializuar në botë për zgjedhjet e lira ODIHR lëshoi një thirrje, dëgjoi zërin e deputetëve të opozitës, i tha Edi Ramës se loja me turp opozitën, se loja me peng opozitën nuk kapërdihet”, shtoi ai.
Berisha u bëri apel qytetarëve të ngrihen kundër qeverisë Rama, për të ndryshuar të ardhmen e tyre.
“Shqiptarë, qytetare dhe qytetarë, për dinjitetin tuaj, për dinjitetin e vendit tuaj, të ngriheni në këmbë dhe të kërkoni drejtësi kundër Edi Ramës, të kërkoni drejtësi ndaj këtij kryekorruptori.Mos prisni që Edi Ramën ta ndëshkojë Damani.Damani është një skllav i tij i mjerë”, tha Sali Berisha.