zoom

Politikë

Sula: 7 deputetë të Bashës kanë 4 anëtarë te Zgjedhorja! Mbledhja e kërpëratës ilegale (FOTO)

Deputeti i opozitës, Dashnor Sula, njëherësh anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ka akuzuar mazhorancën dhe deputetët e grupit të Lulzim Bashës, se kanë zhvilluar një mbledhje ilegale.

Sula thekson se 7 deputetë të grupimit Basha, kanë 4 anëtarë dhe bashkëkryetarinë Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërkohë që 47 deputetët e tjerë kanë vetëm një anëtar.

Postimi i Sulës:

“🔴Vetëm përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin ilegal të Reformës Zgjedhore u mblodhën nga WC e hoteleve te kryeqytetit dhe rezidenca private e Kryetares se Kuvendit dhe bënë muhabet me njëri-tjetrin.
📍Asnjë produkt, asnjë punë, asnjë mbledhje në 22 muaj. E mbajtën dhe vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar Reformën Zgjedhore, duke vazhduar me njëanshmëri dhe pa opozitën!
📍Ripërsëritën të njëjtën gjë që bënë edhe 2 vite më parë në mbledhjen inaguruese të Qershorit 2022, me strategjinë e qartë për të vazhduar ta mbajnë të bllokuar reformën që duhet të ketë prioritet: eleminimin e shitblerjes së votës, shpërdorimit të burimeve shtetërore, lirinë e votës, administrimin korrekt të zgjedhjeve, rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias, apo reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetutese për diasporën.
📍Mjafton foto më poshtë për të kuptuar sesa e drejtë është kërkesa e 90 % të deputetëve të opozitës (47 nga 55 deputetët e opozitës) për të caktuar ata vetë përfaqësuesit e vet.
1️⃣ bashkëkryetar i 4 anëtarëve që përfaqësojnë vetëm 7 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, provon edhe njëherë se të vetmen mënyrë të realizimit të Reformës Zgjedhore që njeh Edi Rama është përmes emërimit të opozitës.

Skenari i “kërpëratës 2020” do të dështojë!”. /ZOOM.AL/