Aplikacion
Por a e dini se çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët gjatë 12 muajve të fundit në Google?
Kreun e renditjes e kryeson padyshim trendi i viteve të fundit, teknologjia e Inteligjencës Artificiale dhe veçanërisht ChatGPT…
Këto janë të dhëna zyrtare nga Google Trends, të publikuara sipas vendeve të ndryshme, në motorët e kërkimit, përfshi edhe Shqipërinë.
Po fjala e dytë më e kërkuar?
Do të habiteni, por është… Shkodër!
Nuk mbeten pas as AI Chatbot i Inteligjencës Artificiale, apo dhe fjala “Student”.
Bie në sy fakti se ndër më të kërkuarat mbetet edhe “vesi” i shqiptarëve si lojtarë “të thekur” bastesh.
Bëhet fjalë për “Bet online”. Ngaqë faqet e basteve, në print dhe online janë mbyllur me Akt Normativ nga Qeveria prej pesë vitesh, shqiptarët përpiqen t’i kërkojnë apo depërtojnë me forma të ndryshme, kryesisht me motorët e kërkimit. /ZOOM.AL/