zoom

Politikë

Pasi u godit me vezë, Dule akuzon Ramën: Ai qëndron pas sulmit

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule akuzon kryeministrin Edi Rama se e kishte urdhëruar ai sulmin me vezë ndaj tij.

Gjatë një interviste në “Breaking”, Dule shpjegoi se personat që i bënë “pritë” para dyerve të SPAK këtë të mërkurë dhe e goditën me vezë nuk i njeh, por sipas tij, motivet janë politike.

“Ishte një situatë e papëlqyeshme që askush nuk do të dëshironte të gjendet. E papritur, as nuk i kisha parë ndonjëherë këto persona, as emrat nuk i kisha dëgjuar mesa pyeta. Mesazhi nuk më drejtohej mua personalisht. Pas sulmit të sotëm me vezë, qëndron Rama”, tha Dule.

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule u godit me vezë teksa po futej brenda ambienteve të SPAK për të ndjekur nga afër seancën e radhës gjyqësore për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.