zoom

Aktualitet

E rëndë në Vlorë, makina shtyp 14-vjeçarin. Detajet e para

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, teksa një makinë ka përplasur një të mitur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë teatrit “Petro Marko”, rreth orës 19:20, teksa makina ka përplasur një djalë 14-vjeçar.

Raportohet se ky i fundit është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij ende nuk dihet.

Policia ka nisur hetimet edhe për shoferin e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe shkaqet. /ZOOM.AL/