zoom

Slider

Gjykata italiane zbulon tjetër skemë mashtrimi me Chiara Ferragni. Rëndohen akuzat

Më shumë telashe për influencer-en Chiara Ferragni. Pas rastit të pandoros së Krishtlindjeve të Balocco-s dhe vezëve të Pashkëve Dolci Preziosi, Chiara Ferragni tashmë po hetohet me akuzën e mashtrimit të rëndë për kukullën Trudi.

Kjo është ajo që thuhet në dokumentin që prokuroria e Milanos i dërgoi prokurorit të Gjykatës së Lartë.

Mediat raportojnë se vendimi i Gjykatës nuk do të vonojë shumë.

pak ditë më parë kompania Coca Cola njoftoi se ka hequr dorë nga Ferragni si imazh i kompanisë duke ndërprerë kontratën miliona euroshe me të.