Aplikacion
Ai proces zgjedhor është përshkruar si jo i drejtë, sipas vëzhguesve ndërkombëtarë.
Mirëpo, një mision ndërkombëtar vëzhgimi ka thënë se SNS-ja ka siguruar avantazh të padrejtë përmes paragjykimeve mediale, ndikimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe parregullsive zgjedhore, përfshirë blerjen e votës.
Vuçië dhe aleatët kanë thënë se zgjedhjet janë qenë të drejta.
Marshi është organizuar edhe për të shënuar përvjetorin e gjashtë të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, politikanit serb të Kosovës. Ivanoviç është vrarë para zyrës së partisë së tij, më 2018, në Mitrovicë të Veriut. Hetimet për vrasjen e Ivanoviqit janë duke vazhduar në Kosovë dhe Serbi.
Në një adresim para turmës, Marinika Tepiç, lidere e aleancës Serbia kundër Dhunës (SPN), e cila ka dalë e dyta në zgjedhje, ka thënë se opozita vazhdon të jetë e vendosur për të kontestuar rezultatin zgjedhor.
“I gjithë planeti e di, e kemi zënë atë [Vuçiqin], i cili nuk guxon të dalë para popullit të vet”, ka thënë Tepiq, e cila javën e kaluar ka hyrë në grevë dyjavore për të protestuar rezultatin zgjedhor.
Opozita ka thënë se dëshiron që të anulohen edhe zgjedhjet në Beograd.
Të hënën, Millosh Vuçeviç, udhëheqës në SNS, ka thënë se votimet në Beograd mund të përsëriten, nëse askush nuk arrin të krijojë koalicion dhe të sigurojë shumicën në kuvendin komunal. Me një popullsi prej 1.4 milion banorëve, Beogradi përbën rreth një të katërtën e elektoratit në Serbi dhe udhëheqësi i kryeqytetit konsiderohet si një prej zyrtarëve më me ndikim në shtet./ REL
Heroi shqiptar, futet në ujin e rrëmbyeshëm dhe shpëton gruan që po mbytej brenda në makinë