Aplikacion
Mediat serbe raportojnë se që nga viti 2022, ky person me një rrjet bashkëpunëtorësh të tij ka mbledhur të dhëna për anëtarët e shërbimeve të sigurisë të Serbisë dhe serbët nga Kosova, për llogari të Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, SHISH.
Ai raportohet se ka qenë i angazhuar edhe gjatë situatave të krizës në veri të Kosovës dhe Metohisë gjatë protestave dhe barrikadave, si dhe ka filmuar lëvizjen e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës.
Agjentët gjatë hetimeve mësohet se kanë gjetur një kamera, një panel diellor dhe një kartë SD pranë fshatit Karadak, pranë Rashkës.
Duke përdorur pajisjet e lartpërmendura, shtetasi me iniciale D.R, dyshohet se filmoi lëvizjet e forcave serbe të sigurisë, veçanërisht të njësive të ushtrisë serbe.
Pas vënies në pranga të të riut, ka ardhur dhe një regaim nga presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, i cili është shprehur se kjo është punë për BIA-n dhe se prania e agjencive të inteligjencës është shtuar.
“Nuk është e pazakontë që agjencitë e inteligjencës nga jashtë të veprojnë në territorin e Serbisë”, tha ai, sipas mediave serbe.
Alarmi në Astir/ U arrestua për trafikimin e 1.3 ton drogë, kush është i dashuri i 21-vjeçares