Aplikacion
Çifti kishte ndërmend të martoheshin në vitin 2022, por e anuluan gjatë kufizimeve të rrepta Covid që qeveria e Ardern vendosi në vend.
Çifti janë bashkë prej një dekade dhe kanë së bashku një vajzë pesëvjeçare, Neve. Dasma u zhvillua në gjirin Hawke në Veraria Craggy Range në bregun lindor të ishullit të Veriut, rreth në veri të kryeqytetit Wellington.
Ardern kishte veshur një fustan prej fildishi nga stilistja Juliette Hogan, e cila thuhet se është një mike e ngushtë e ish-kryeministres, dhe mbante një vello të gjatë.
Vajza Neve hyri në ceremoni me të atin dhe veshi një fustan prej pëlhure nga fustani i nusërisë së gjyshes së saj Laurell Ardern. Ndërsa ish-kryeministrja mbajti një fjalim 5 minuta para dhjetëra të ftuarve.
Ardern shërbeu si kryeministre e Zelandës së Re për më shumë se pesë vjet dhe njoftoi se do të jepte dorëheqjen nga posti publik janarin e kaluar.