zoom

Aktualitet

Shpërthim në një banesë në Mitrovicë, 13 persona të plagosur

Ta paktën 13 persona janë plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në një shtëpi në fshatin Kçiç të Mitrovicës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe të lënduarit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. Nuk dihet ende gjendja e tyre.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombole gazi”, raportoi policia.