Aplikacion
Portieri gjatë ndeshjes dëmtoi në kokë lojtarin shqiptar Christian Shpendi dhe babai i 20-vjeçarit nuk mundi t’i përmbante nervat.
Edhe pse kërkoi falje për gjestin e shëmtuar, Liman Shpendi nuk i ka shpëtuar drejtësisë italiane që ka vendosur ta përjashtojë për tre vite nga impiantet sportive.
Në këtë formë, për tre vitet e ardhshme Liman Shpendi është i detyruar që djemtë e tij, Christian Shpendi pjesë e Cesena-s dhe Stiven Shpendi pjesë e Empolit në Serie A, t’i ndjekë vetëm nga televizioni, pasi në tribuna do ta ketë të pamundur.
Të dy futbollistët janë pjesë e Kombëtares shqiptare U-21. /ZOOM.AL/
Tension mes artisteve? Momenti kur Jonida Maliqi voton Elvana Gjatën në vendin e tretë në Fest 63