zoom

Politikë

Ç’do ndodhë me bizneset? Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, Balluku zbulon kush do të preket

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka treguar se nga zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës nuk do të preken rrugët dytësore dhe bizneset.

Ajo deklaroi se zonat që preken janë ato që afron më shumë me shtratin e rrugës, ndërsa theksoi se shpronësimet nuk do të jenë masive.

Ballkuku u shpreh se autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me 3 korsi të plotë, si edhe një korsi për emergjencën.

Belinda Balluku: Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës do të marrë nga një korsi secila anë, do të ketë një korsi të plotë secila ana, plus korsinë e emergjencës. Nga studimet që kemi bërë nuk preken rrugën dytësore dhe bizneset, nuk do të ketë shpronësime masive.

Mund të ketë disa zona ku afron më shumë me shtratin e rrugës ku do të jetë e nevojshme por është parashikuar një zgjerim, do të kthehet me 3 korsi të plota plus korsinë e emergjencës. Tiranë-Durrës është një nga akset më të rëndësishme por në të ardhmen përdorimi i tij do të jetë më i pakët.