Aplikacion
Njoftohet se janë përplasur disa makina njëra pas tjetrës dhe deri tani raportohet se ka një i plagosur.
Gjithashtu nga aksidenti i shumëfishtë është bllokuar e gjithë Rruga e Kombit.
Grupi hetimor dhe Policia Rrugore ndodhen në vendngjarje, duke nisur hetimet, dërguar në spital të plagosurin dhe trajtuar të lënduarit lehtë, kurse dëmet materiale janë të shumta.
Pritet sqarimi i rrethanave dhe detajeve, teksa po pyeten të gjithë shoferët e përfshirë. Gjithashtu punohet për menaxhimin e trafikut, pasi fundjava ka fluks të madh lëvizjeje në të dy krahët.