zoom

Sport

Barcelona një tjetër fitore me shumë vuajtje dhe përmbysje, Xavi: Respektojini kampionët!

Një vit i ri, por histori e vjetër. Barcelona nuk ndryshon shumë, nuk shkëlqen, por del me tre pikë nga transferta përballë Las Palmas.

Ekipi i Xavi-t e gjeti veten në dizavantazh që në minutën e 12-të teksa El Haddadi ndëshkoi portierin Inaki Pena. Jo vetëm kaq, por blaugranat ishim me fat pasi La Palmas iu afrua golit të dytë, por goditja e devijuar nga Kounde u përplas në shtyllë.

Historia ndryshoi në pjesën e dytë, ku fillimisht Ferran Torres barazoi rezultatin. Xavi nisi valsin e zëvendësimeve, por goli i fitores erdhi vetëm në limite, ku Gundogan fitoi një 11-metërsh në minutën e minutën e 92-të.

Në fund të takimit, teksa vlerësoi shpirtin e skuadrës në pjesën e dytë dhe përmbysjen, tekniku katalanas kërkoi edhe “respekt për kampionët në fuqi” të skuadrës së tij.

Po vetë, nga pika e bardhë e penalltisë, Gundogan u tregua i saktë duke shënuar golin e fitores për Barcelonën. Fal këtij suksesi, Barcelona qëndron në vendin e tretë në kuotën e 41 pikëve, 7 pikë larg kreut. /ZOOM.AL/