zoom

Aktualitet

Tenxhere me presion dhe çarçafë – Plani i Dan Hutrës për t’u arratisur nga burgu i Fierit

Një plan arratisje si nëpër filma do të jetësohej në burgun e Fierit, orkestruar nga famëkeqi Dan Hutra.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga plani i të burgosurit që po ndihmohej nga tre të tjerë. Hutra kishte siguruar mjete të improvizuara për arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë në Fier.

Sipas saj ka rezultuar se Hutra kishte arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonte mjetet prerëse për të prerë zgavrën e hekurit ku më pas do kalonte duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit.

Dyshohet se 4 të burgosurit kishin në plan të shfrytëzonin ndërrimin e turnit të rojeve në burgun e Fierit.“Drejtoria e Burgjeve ka zbuluar planin që kishte si organizator Dan Hutrën, i cili kishte siguruar mjete të improvizuara për arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë. Ka rezultuar se Hutra kishte arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonte mjetet prerëse për të prerë zgavrën e hekurit ku më pas do kalonte duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit. Ata do të shfrytëzonin ndërrimin e turneve të rojeve në burg.

Të përfshirë në planin e arratisjen ishin 3 të burgosur nga Vlora për vjedhje. Geraldo Veizi, Martin Kapllani dhe Feti Kovaçi. Dyshohet se plani u organizua gjatë festave të fundvitit. Megjithatë hetimet mund të hedhin dritë mbi detaje të reja lidhur me këtë plan arratisje”, zbuloi ajo mes të tjerash.